LAPSI
Lapsi shpjegon se si ndjehet dhe si është nganjëherë shumë e vështirë për të, kur atë e shtrëngojnë, e mbysin, se si fëmijët e këqij e qëllojnë njëri tjetrin me te, si shkruajnë në mure dhe e shkelin atë. E nxënësit e mirë dinë ta trajtojnë atë, kështu që ata shkruajnë dhe vizatojnë gjëra të bukura. Ai e theu këmbën një herë, dhe e dërguan te mjeku.
Burimi
“Dallgët e jetës”
Lexoi
Besfort Idrizi
Ilustrimi
Dushko Zafirovski
Kohëzgjatja
2min:31sec.
ЗА АВТОРОТ
Kalosh Çeliku: 1951
Lindi në fshatin Cërvicë të Kërçovës ku nisi edhe shkollën fillore të cilën e mbaroi në Strellcë. Mësimet e mesme i mori në Shkup, në Shkollën Normale (pedagogjike). Studimet e larta i bëri në Universitin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, për gjuhë e letërsi shqipe.
Për disa vjet Kalosh Çeliku punoi mësues në fshatrat e Gllogovcit, Drenicës e Shkupit. Prej vjetësh është vendosur në Shkup, ku merret me letërsi e me botime dhe drejton Shtëpinë Botuese „Asdreni”.
Me letërsi nisi të merret kur ishte i ri dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista që botohen në shqip, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Merret me letërsinë për fëmijë e për të rritur dhe shkruan në poezi, prozë, dramaturgji etj.
Librin e parë për të rriturit e botoi në vitin 1985, me titullin „Ferexhja e zezë” (dramë). Më pas botoi edhe disa vepra të tjera për lexuesit e rritur: „Trumpeta e tellallit” (vjersha e tregime satirike, 1992), „Kali i Trojës nëpër Bit Pazar” (satira, 1994), „Një vit frikë”, (drama, 1994), „Vjellja e zorrëve” (poezi, 1994), „Loja e syve” (drama, 1995), „Babi im ka dy nuse” (roman, 1995), „Qyteti i qyqeve” (roman, 1997), „E përcolla natën” (poezi, 1998), „Ujku di vetëm një lojë” (poezi, 1997), „Mbrëmë fjeta me vjeshtën” (poezi, 1999), etj.
Për lexuesit e vegjël ka botuar disa libra: „Zogu erdhi me një këngë” (vjersha, 1982), „Lepuri me pushkë” (tregime, 1983), „Shtëpiza e xixëllonjave” (tregime, 1984), „Arusha pa bisht” (vjersha e tregime, 1986), „Dielli zbret maleve” (tregime, 1986), „Vite me borë” (novelë, 1990), „Sorraku i qytetit” (pjesë teatrale, 1994), „Çohuni trima, shaloni lapsin” (rrëfenja, 1994), „Trimi shihet në vepër” (poemë humoristike, 1994).
Jeton në Shkup.
Сложувалка
Нареди ја сложувалката и добиј ја целата слика.
Боенка
Бидете креативни, бојте и забавувајте се.