Si u kujdes Hëna për dordolecin dhe çfarë e këshilloi atë?
Asdreni duke mbledhur mollë dëgjon një zë, kthehet dhe e sheh një trim të madh (Gjergj Elez Alinë) mbi kalë. Ai me një dorë ia afron degën dhe djali e mbush gjoksin me mollë. Përnjëherë dëgjohet edhe një zë. Kthehen të dy dhe e shohin një njeri të madh (Bajlozin) me topuz e shpatë.
Shkolla e fshatit në mes të një kodre me disa pemë përreth. Një zog fluturon e ndalet në dritare dhe vëren nxënësit e mësuesen. Ai përpiqet të futet brenda, por nuk mundet nga dritarja dhe habitet se çfarë është ajo që nuk e le të futet brenda.
Lapsi shpjegon se si ndjehet dhe si është nganjëherë shumë e vështirë për të, kur atë e shtrëngojnë, e mbysin, se si fëmijët e këqij e qëllojnë njëri tjetrin me te, si shkruajnë në mure dhe e shkelin atë. E nxënësit e mirë dinë ta trajtojnë atë, kështu që ata shkruajnë dhe vizatojnë gjëra të bukura. Ai e theu këmbën një herë, dhe e dërguan te mjeku.
Tregim për atë se si ndjehen fëmijët kur prindërit e tyre shkojnë në punë dhe kur mungojnë për disa ditë?
Dimër me dëborë dhe nëna e një fëmije përfundon duke thurur një triko të bardhë për të. Të nesërmen, kur ai shkoi në shkollë, të gjithë e vënë re trikon e tij të re. Kur hyn mësuesja edhe ajo e vëren, kështu që ajo i pyet nxënësit se kush e ka trikon më i mirë. Të gjithë kërcejnë – unë, unë, unë. Kështu mësuesja filloi t’i pyeste ata një nga një.
Fillon ora e mësimit dhe mësuesja shkon nga banga në bangë dhe sheh një fëmijë me fytyrë të ndyrë, kështu që i thotë se nuk e ka larë fytyrën. Ai ia kthen e ka larë, por mësuesja ia bën me dije që ka blozë në fytyrë. Nxënësit i kujtohet si është bërë me blozë dhe i thotë mësueses se rrugës për në shkollë, një farkëtar e ka ledhatuar. Pasi mësuesja e pyet atë se pse e lejoi farkëtarin t’ia ndotë fytyrën, nga përgjigjja e marrë të gjithë qeshin dhe mësuesja do t’i ledhatojë të gjithë.
Tregim për dashurinë e dy fëmijëve që janë larg njëri tjetrit.
Një farë e vockël i drejtohet Diellit dhe i kërkon të afrohet për t’i thënë diçka. Dielli ngadalë afrohet e fara qortohet me të duke i thënë që edhe ajo do të jetë e madhe dhe të bëjë punë të mëdha, si ai. Kur Dielli do të afrohet mjaftueshëm për ta ngrohur tokën, aj menjëherë hyn në dhe. Mandej ngadalë do të mbijë duke u drejtuar nga Dielli.
Sa të bukura janë xixëllonjat, veçanërisht për fëmijët dhe sa e bukur është ajo lojë e fëmijëve kur xixëllonjat ndiqen nëpër livadhe dhe fusha.
Një ninullë plot dashuri.
Vjershë për lojën e një fëmije me anije dhe lundrimin e saj nëpër valë.