MBRËMË BIJA IME
Vargje të mrekullueshme për dashurinë midis babait dhe vajzës. Vajza blen dhuratën e ditëlindjes së babait të saj. Edhe pse ai është duke u plakur, sa herë që sheh vajzën e tij duke mësuar, ai ndjehet i ri.
Burimi
Paç ditën e mbarë
Lexoi
Besfort Idrizi
Ilustrimi
Kristijan Savic
Kohëzgjatja
30 sec.
ЗА АВТОРОТ
Mehmedali Hoxha: 1924-1991
Ka lindur në Ladorisht të Strugës në një familje me tradita arsimdashëse e atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen pedagogjike në Shkup. Fill pas mbarimit të shkollës punoi për një kohë mësues në shkollat e porsaçelura për herë të parë në gjuhën amtare, pastaj kaloi në botimet për fëmijë dhe për shumë vjet drejtoi revistat „Gëzimi” dhe „Fatosi”, në të cilat kishte bashkëpunuar qysh kur ishte i ri.
Nën drejtimin e tij jo vetëm revistat por edhe botimet e tjera për fëmijë të „Flakës së vëllazërimit” njohën rritje në sasi e në cilësi dhe u shtuan bashkëpunëtorët nga të gjitha trevat shqiptare të Maqedonisë. Në këto botime hodhën hapat e parë shumë letrarë të rinj, të cilët më vonë u bënë shkrimtarë të njohur. Shkrimtari Mehmedali Hoxha u bë i njohur edhe në Kosovë, pasi herë pas here botonte krijime në „Pionieri”, „Gazeta e pionierëve” etj. Po kështu shumë krijime të tij nga më të mirat hynë nëpër përmbledhjet poetike që botonte „Rilindja” e Prishtinës. Kështu vjersha të këtij poeti do të gjeni të botuara në përmbledhjet „Dëshirat fluturake”, „Antologji e poezisë shqipe për fëmijë” etj.
Librin e parë me vjersha Mehmedali Hoxha e botoi tok me poetin Lutfi Rusi. Ai mbante titullin „Vjersha për fëmijë” (1953), libër ky që shënon fillimin e botimeve për fëmijë në Maqedoni. Më pas poeti botoi edhe shumë përmbledhje të tjera poetike: „Te kroni” (1965), „Kur fryn era”, „Në sytë e majit” (1973), „Kur linda”, „Atje mbi kodrinë” (1974),„Vashëzat shkollare” (1976), „Ditët tona” (1979), „Këngë shkollore” (1984), „Qepallat e verës”(1985).
Dhe pas vdekjes zgjedhjet: „Vjersha dhe poema” (nga Xhevat Gega,1991, Shkup), „Një brez livadh” (nga Odhise Grillo, 1992, Tiranë), „Ma thuaj emrin” (nga Agim Deva, 1993, Prishtinë).
Duke qenë një ndër poetët e njohur shqiptarë në Maqedoni, shumë krijime të tij janë përkthyer në maqedonisht, serbisht etj.
Сложувалка
Нареди ја сложувалката и добиј ја целата слика.
Боенка
Бидете креативни, бојте и забавувајте се.