PLEPI
Një vjershë për plepin që ngriti duart dhe kapi retë. Lejleku është në kokën e tij dhe po shikon livadhet, ndërsa nën hijen e plepit është ulur një kositës plak dhe po mpreh kosën.
Burimi
“Paç ditën e mbarë”
Lexoi
Besfort Idrizi
Ilustrimi
Sanja Jovanovska
Kohëzgjatja
20 sec.
ЗА АВТОРОТ
Fejzi Bojku: 1937
Shkrimtari Fejzi Bojku ka lindur në Veleshtë të Strugës. Mësimet e para (filloren) i kreu në vendlindje dhe në Strugë. Shkollën normale pedagogjike e kreu në Shkup e po këtu ndoq edhe studimet e larta, në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në degën e frëngjishtes. Më pas mbaroi studimet e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik të Shkupit.
Punoi pak kohë mësues në vendlindje. Pastaj, për një kohë të gjatë, nga viti 1960 deri në vitin 1991, mbi tridhjetë vjet, punoi tre vjet gazetar në „Flakën e vëllazërimit” në rubrikën e arsimit dhe të kulturës, kurse nga viti 1964 deri në v. 1991 ishte redaktor përgjegjës i revistave „Gëzimi” e „Fatosi”. Dy vitet e fundit para daljes në pension ishte kryeredaktor i botimeve shqipe në Ndërmarrjen botuese „Flaka e vëllazërimit”.
Me krijimtari origjinale e me përkthime nisi të merret qysh kur ishte në shkollë të mesme dhe bashkëpunoi me revistat për fëmijë nëShkup e Prishtinë, si në „Fatosi”, „Gëzimi”, „Pioneri”, shtojca „Shkollari” etj, punë së cilës iu përkushtua gjatë tërë jetës duke botuar mbi dhjetë përmbledhje me vjersha, tregime e shkrime të tjera.
Fryt i punës disavjeçare janë librat e tij: „Lulet e para” (vjersha, 1969) „Zilet shkollore” (vjersha dhe tregime, 1971), „Këngët e shkronjave” (vjersha, 1972, me bashkautor poetin Ali Huruglica), „Shtatori i një fëmijërie” (tregime, 1973), „Hyri vallja në shtëpi” (vjersha, 1977), „Ngjyrat e qiellit tim” (vjersha, 1977), „Flutura të bardha” (1980), „Fjalë e valë” (vjersha, 1987), dhe pasi u pensionua: „Tungjatjeta vjeshtë” (vjersha, 2002), „Çfarë i falëm ditës” (vjersha, 2002), zgjedhjen „Sa është ora” (2002), „Tregimet e babait” (2006).
Сложувалка
Нареди ја сложувалката и добиј ја целата слика.
Боенка
Бидете креативни, бојте и забавувајте се.