FYTYRA ME BLOZË
Fillon ora e mësimit dhe mësuesja shkon nga banga në bangë dhe sheh një fëmijë me fytyrë të ndyrë, kështu që i thotë se nuk e ka larë fytyrën. Ai ia kthen e ka larë, por mësuesja ia bën me dije që ka blozë në fytyrë. Nxënësit i kujtohet si është bërë me blozë dhe i thotë mësueses se rrugës për në shkollë, një farkëtar e ka ledhatuar. Pasi mësuesja e pyet atë se pse e lejoi farkëtarin t’ia ndotë fytyrën, nga përgjigjja e marrë të gjithë qeshin dhe mësuesja do t’i ledhatojë të gjithë.
Burimi
“Dallgët e jetës”
Lexoi
Besfort Idrizi
Ilustrimi
Dushko Zafirovski
Kohëzgjatja
1min:47sec.
ЗА АВТОРОТ
Mustafa Spahiu: 1948
Lindi në fshatin Muçivërcë të Anamoravës së Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa te mesmen në Prishtinë. Akaderninë Pedagogjike, për gjuhë e letërsi shqipe, e vazhdoi në Shkup.
Një kohë të gjatë Mustafa Spahiu ka punuar në Radio Shkupi, në programin kulturor e artistik-arsimor, si redaktor i njohur i emisionit për fëmijë „Lule më lule”.
Me krijimtari ka nisur të merret qysh i ri dhe ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe revista në Shkup, Prishtinë e gjetkë. Është njëri nga bashkëpunëtorët më të hershëm e më të zellshëm të revistave „Gëzimi” dhe „Fatosi”.
Gjer tani ka botuar shumë libra për fëmijë, kryesisht në poezi e ndonjë edhe në prozë: „Buzëqeshjet e okarinave” (vjersha, 1981), „Ylber lirie” (vjersha, 1982), „Mollëkuqet e blerimit” (vjersha, 1984), „Fëmijët kalojnë nën ylbere” (vjersha, 1988), „Nobelistët për fëmijë” (portrete njerëzish të shquar, 1989), „Livadhi im” (vjersha, 1989), „Buzë burimi” (vjersha, 1992), „Sytë që shkrepin fëmijëri” (vjersha, 1993), „Fëmijët lozin nën brerore” (vjersha, 1994), „Më ka marrë malli” (vjersha, 1995), „Sytë që shkrepin fëmijëri” (vjersha, 1994), „Ora që kurdiset nga ëndrrat e fëmijëve” (vjersha, 1996), „Vallja e okarinave” (vjersha, 1999), „Këngët e trishtilit” (vjersha, 2000), „Kolovajza e ëndrrës sime” (vjersha dhe tregime, 2000), „Sikur t’isha djalë i diellit” (vjersha e tregime, 2003).
Jeton në Shkup.
Сложувалка
Нареди ја сложувалката и добиј ја целата слика.
Боенка
Бидете креативни, бојте и забавувајте се.