KUR FLEN HËNA
Një ninullë plot dashuri.
Burimi
“Paç ditën e mbarë”
Lexoi
Besfort Idrizi
Ilustrimi
Sanja Jovanovska
Kohëzgjatja
27sec.
ЗА АВТОРОТ
Puntorie Muça-Ziba: 1954
Ka lindur në Veleshtë të Strugës ku kreu edhe shkollën fillore. Të mesmen e vazhdoi në Strugë, ndërsa Akademinë Pedagogjike e ndoqi në Shkup, për gjuhë e letërsi shqipe.
Pas mbarimit të studimeve Puntorie Muça-Ziba punon arsimtare në shkollat fillore shqipe të Shkupit. Me krijimtari nisi të merret qysh herët dhe krijimet e para i botoi në vitet 80.
Shkruan poezi, tregime dhe romane për fëmijë e të rritur. Ka krijuar edhe drama, ndonjë prej të cilave është vënë në skenë nga Teatri Kombëtar i Tiranës dhe nga Teatri Shqiptar i Shkupit.
Ka botuar disa libra për lexuesit e rritur: „Rruga e mjellmës” (vjersha, 1987), „Yjet sodisin” (vjersha, 1990), „Shtatë vjet pritje”(tregime, 1994), „Rapsodi udhëtarësh”, „Suita e lënduar”, „Vega”, „Te logu i cucës” (tregime), „Mjedra e egër në malin e thatë” (tregime), „Vjeshtë totemësh” (roman, 2007), etj.
Për lexuesit e vegjël ka botuar përmbledhjet poetike „Yllkat bisedojnë me meteorë”(vjersha, 1994), „Xixëllonjat luajnë valle natën” (vjersha), „Loja me kukulla” (dramë për fëmijë), „Aventurat e Princit Ujkan (pjesë skenike për fëmijë, 1999).
Ka botuar dhe disa drama për të rritur, si: „Motrat me shirit të kuq” e inskenuar në Shkup dhe në Tiranë; „Dorotea”, „Udha e ikjes” (çmimin e tretë në konkursin „Buzuku”); „Nuk martohem kësaj vere”, „Zonja me celular”, „Djajtë e netëve të fundit” etj.
Jeton në Shkup.
Сложувалка
Нареди ја сложувалката и добиј ја целата слика.
Боенка
Бидете креативни, бојте и забавувајте се.